Logo e Big Brother Vip Kosova | Foto: BBVK

Komisioni i Pavarur i Mediave merr ankesa për ‘Big Brother’

Komisioni i Pavarur për Media ka pranuar disa ankesë në lidhje me programin televiziv ‘Big Brother’ që shfaqet në platformën “Artmotion”.

Në mbledhjes e 10 nëntorit, kryeshefi i KPM-së, Faruk Rexha foli për ankesat e qytetarëve drejtuar këtij institucioni.

“Një prej ankesave ka qenë për ‘Big Brother’, se në orën 9:00 ka pasur fjalosje dhe promovim të cigares dhe tjetra ka pasur të bëjë me transmetimin e përmbledhjeve ditore ku është pretenduar për shkelje të Kodit të Etikës” – ka thënë gjatë mbledhjes Faruk Rexhaj.

Në raste të caktuara ankesat janë adresuar në emër të televizionit që i transmeton ato.

“Ankesa tjetër ka qenë po për Klan Kosovën, për Big Brother” – vijoi ai.

Edhe në këtë rast janë pretenduar shkeljet e Kodit të Etikës.

“Këto raste janë monitoruar dhe do të trajtohen shpejtë” – ka siguruar zëvendësuesi i kryeshefit, Fisnik Rexhaj.

Kryetari i KPM-së Jeton Mehmeti tha se i çmon ankesat e adresuara në KPM.

“E çmoj faktin se janë rritur ankesat, qytetarët po e çmojmë institucionin dhe po presin zgjidhje” – tha Jeton Mehmeti.

Sipas kryetarit të KPM-së numri i lartë i ankesave për programet “reality show” është shqetësues.