Arkiv - Albin Kurti - Isa Mustafa

Koalicioni qeverisës, Kurti e Mustafa vijojnë takimin edhe pas dy orësh

Tashmë janë bërë 2 orë prej se ka filluar takimi mes krerëve të dy partive më të mëdha në Kosovë.

Takimi që ka filluar në orën 15:00, mes Albin Kurtit të LVV-së dhe Isa Mustafës së LDK-së për mundësinë e arritjes së marrëveshjes po vazhdon ende.

Ky takim që nuk ishte paralajmëruar paraprakisht është duke u mbajtur në objektin e Kuvendit të Kosovës.

Dje është takuar kryesia e LDK-së, të cilët janë dakorduar për të vazhduar diskutimet me LVV.

Ndërsa sot po ashtu është mbledhur edhe kryesia e LVV, të cilët e lanë në gjysmë mbledhjen për t’u takuar Kurti e Mustafa.

Takimi i djeshëm i Kurtit dhe Thaçit nuk prodhoi ndonjë të re, derisa ky i fundit i ka lënë afat prej 48 orësh që Kurti ta sjellë propozimin për mandatarin për krijimin e Qeverisë, ose në të kundërtën do të marrë masa të tjera ligjore e kushtetuese.

Kurti flet pas mbledhjes së kryesisë së Vetëvendosjes

www.kallxo.com