Kurti flet pas mbledhjes së kryesisë së Vetëvendosjes

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka qenë i shkurtër para gazetarëve pas një takimi që ka zhvilluar me kryesinë e partisë që drejton.

Madje, ai tha se takimi i kryesisë do të vazhdoj edhe nesër.

“Tash kemi angazhime tjeta. Do të vazhdojmë nesër paradite mbledhjen”, deklaroi Kurti para mediave të martën.

Ndërsa, i pyetur nga gazetarët se kur do të takohet me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Kurti ka refuzuar të përgjigjet.

Takimi i kryesisë së LVV-së vjen një ditë pas takimit në Presidencë ndërmjet Kurit dhe Hashim Thaçit. Siç u tha, takimi i djeshëm ishte konsultativ ndërkohë, LVV pritët së shpejti ta caktoj edhe emrin e mandatarit për formimin e Qeverisë së re, të cilës pritet t’i prij, Albin Kurti.

Dje gjatë ditës, po ashtu, takim pati edhe partia e Isa Mustafës. Grupi Parlamentar i dal nga 6 tetori, konfirmoi interesimin për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Publiée par Kallxo.com sur Mardi 7 janvier 2020