Kurti para takimit me Mustafën: Ka lëvizje por jo marrëveshje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pak para se të takohet me kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se ende nuk ka një marrëveshje për bashkëqeverisje me partinë e cila doli e dyta në zgjedhjet e 6 tetorit.

“Përpjekjet nuk i ndalim, lëvizje ka pasur, marrëveshje nuk ka ende”, tha ai nga selia e LVV-së.

Në pyetjet e gazetarëve se a mund të ketë sot zyrtarizim të marrëveshjes për bashkëqeverisje me LDK-në, ai u përgjigj shkurt.

“S’varet prej meje”, theksoi Kurti.

Takimi do të mbahet në objektin e Kuvendit të Kosovës nga ora 15:30 ndërsa, kjo është hera e tretë që dy kryetarët e partive takohen radhazi.