Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Aksident në Klinë, vetura e policisë përfundon në ara (VIDEO)

Një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës është aksidentuar mbrëmë në qytetin e Klinës.

Sipas pamjeve të siguruara nga KALLXO.com, vetura shihet se ka dalë nga rruga.

Rreth këtij aksidenti nuk ka pasur ende ndonjë njoftim zyrtar andaj edhe nuk dihet nëse ndonjë zyrtar policor ka pësuar lëndime.

KALLXO.com ju sjell pamje të veturës së aksidentuar.