Këta janë të pranuarit në konkursin e Spitalit të Mitrovicës

Rezultatet e konkursit të datës 27.08.2021 të spitalit “Dr. Sami Haxhibeqiri” në Mitrovicën e Jugut janë bërë publike sot.

KALLXO.com ka siguruar listën e kandidatëve të pranuar.

Kandidatët e pranuar për pozitën infermier të përgjithshëm me Bachelor janë: Fikrije Ibishi, Hidajete Rexha, Alma Musa, Jehona Fejza, Diellza Jashari, Arlinda Rakateli, Meleq Bashota, Lumturije Boja dhe Armendije Hamza.

Ndërsa në pozitën infermier i përgjithshëm me shkollë të mesme janë pranuar: Naser Mernica, Labinot Isufi, Fitore Jonuzi, Drita Mehmedi dhe Turkan Kurshumliu.

Në pozitën e mamisë janë pranuar katër kandidatë: Gentiana Hoxha-Feka, Valmira Kumnova, Shqipe Gashi-Krasniqi, Marigona Osmani.

Ndërsa në pozitën mami me shkollë të mesme janë pranuar: Florije Sadiku, Merita Voca, Albina Berisha dhe Sabrije Ahmetaj.

Pranvera Gjyshinca-Rexha dhe Jehona Salihi-Bejta janë dy nga kandidatet e pranuara në pozitën e mjekut specialist të pediatrisë.

Ardit Jashari është pranuar në këtë konkurs në pozitën e laborantit të Mjekësisë ndërsa si teknik- laborante është pranuar Erona Ujkani.

Edhe pozita për infektolog ka qenë e hapur në këtë konkurs, por nga Spitali thonë se nuk ka pasur të interesuar për këtë pozitë dhe nuk ka aplikuar asnjë kandidat.