Këputen kabllot e ashensorit në një objekt banimi në Gjakovë, lëndohen dy persona

Dy persona nga Gjakova kanë marr lëndime pasi ashensori në një objekt banimi në rrugën “Xhevat Hoxha” ka rënë gjatë kohës sa ata ishin brenda.

Zëdhënësi i Policisë, Sheremet Elezaj ka bërë të ditur se se lidhur me rastin është arrestuar një person.

“Mbrëmë me datë 07.09.2023 rreth orës 21:15 në rrugën “Xhevat Hoxha” në Gjakovë dy persona kanë pësuar lëndime trupore derisa kishin qenë në një ashensor të një objekti banimi. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se kabllot që mbajnë ashensorin janë këputur dhe për pasojë ashensori ka rënë, përderisa viktimat e rastit kanë qenë brenda. Lidhur me rastin është arrestuar një person dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit policor”- tha Elezaj.