Kapet duke kontrabanduar 7 emigrantë nga Siria, arrestohet dhe i konfiskohet automjeti

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Vërmicë pasi në automjetin e tij ka hasur shtatë emigrantë nga Siria.

Në ora 06:30, policia ka vërejtur lëvizje të dyshimta të një veture me targa vendore, lëvizjet e së cilës ka vazhduar t’i monitorojë.

Automjeti më pas është ndalur në nënkalimin e autostradës (në Vërmicë) dhe është vërejtur se nga mali kanë dalë dhe kanë filluar të hipin në automjet disa persona.

Sipas PK-së, në automjetin që drejtohej nga i dyshuari: E.G., (viti i lindjes 2000) janë hasur shtatë emigrantë – pesë burra, një grua dhe një fëmijë nga Siria.

Automjeti dhe personat janë shoqëruar për në Stacionin Policor për vazhduar procedurat, inicimit të rastit “kontrabanda me emigrant”.

Me aktvendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje, me emigrantët vazhdohet sipas procedurave lidhur me raste të tilla, kurse automjeti është konfiskuar, thuhet në njoftimin e Policisë.