Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kandidati i LVV-së premton 35 bursa për studentët e Hanit të Elezit

Kandidati për kryetar të Komunës së Hanit të Elezit nga Lëvizja Vetëvendosje, Sherif Berisha ka thënë se do të ndajnë 35 bursa për studentët me të dalluar të Hanit të Elezit, nëse arrinë të bëhet kryetar komune,.

“Do të ndajmë 35 bursa dhe do t’i përfshijmë të gjithë studentët më të dalluar, pavarësisht ku studiojnë, me transparencë dhe meritokraci”, tha ai në Debat Pernime.

Kandidatët e partive politike, të cilët synojnë të marrin udhëheqjen e Hanit të Elezit diskutojnë në #DebatPernime për planet e tyre pas zgjedhjeve të 17 tetorit.

Të ftuar në DebatPernime janë kandidatët për kryetar të komunës së Hanit të Elezit: Mehmet Ballazhi nga Demokratike e Kosovës, Rufki Suma, kandidat i Pavarur dhe SHerif Berisha nga Lëvizja Vetëvendosje.

Përballë kandidatëve për kryetar të komunës do të jenë edhe kandidatet për asambliste në Kuvendin Komunal të Hanit të Elezit: Natyra Kalisi nga LVV, Nora Xhoni nga AAK dhe Sara Berisha nga PDK.