Pika kufitare në Bërnjak. Foto: KALLXO.com

Kalim ilegal i kufirit në Leposaviq, Policia i konfiskon veturën me mallra

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar një person në Leposaviq i cili dyshohet se ka kaluar kufirin ilegalisht.

Sipas Policisë, pasi në veturë kishte mallra pa dokumentacion përkatës, vetura dhe mallrat janë konfiskuar.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:00 në fshatin Sarpejl të Leposaviqit.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin policor.