Kadri Veseli në Dragash

Kadri Veseli rikthehet në prerjen e shiritave

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot ka përuruar rrugën e posa asfaltuar e cila lidh Dragashin me Tetovën.

Veseli ka kujtuar vitet 90-ta, duke thënë se si këto rrugë që dikur i ka kaluar me shokë për çlirimin e Kosovës, sot, po kthehen në rrugë zhvillimi e turizmi.

“Nga Autostrada e Kombit po lidhet shumë shpejt edhe Dragashi, që do të bëhet një urë lidhëse edhe me Maqedoninë e Veriut. Do të dalim në Tetovë. Ky projeksion i rrugës ka dimension të shumanshëm të zhvillimit të Komunës së Dragashit. Nuk është vetëm për komunikim ndërmjet vendbanimeve, pasi kjo pjesë është zonë turistike” ka thënë Veseli.

Kryetari i Komunës së Dragashit, Shaban Shabani tha se kjo rugë do të lehtësoj lëvizjen e qytetarëve dhe do të zhvilloj turizmin në këtë zonë.

“Kjo rrugë është parakusht për lidhje me Maqedoninë e Veriut. Ne kemi një pikë kufitare me Shqipërinë por po punojmë në asfaltimin e rrugës që lidh Restelicën me Komunën e Mavrovës” tha Shabani.