Kadri Veseli bojkoton Josep Borrellin

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë të ditur se kjo parti nuk do të marr pjesë në takimin me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrelli.

Veseli përmes një konference për media ka thënë se takimi i sotëm është i pakuptim pasi që ende nuk janë formuar institucionet e reja.

“Takimi sot është i pakuptimtë në kushtet e mosekzistencës së Qeverisë dhe institucioneve të reja – dhe çfarëdo iniciative për rinisje të procesit të dialogut me palën serbe, është i tejkaluar dhe i paqendrueshëm derisa Kosova vazhdon me qenë peng i inateve dhe paaftësisë për të bërë kompromis dhe për të gjetur zgjidhje dy forcat politike, LVV dhe LDK”, tha Veseli.

“Kërkojmë që mosprezenca jonë të kuptohet edhe si alarm se procesi i dialogut viteve të fundit ka degraduar si edhe nga mungesa e qendrimit me pro-aktiv e determinues te BE-së si ndërmjetëse e këtij procesi. Kosova ka treguar në të kaluarën përkushtimin e saj në këtë process. PDK-ja, pas krijimit të institucioneve të reja, në bazë të Kushtetutës dhe vullnetit të qytetarëve, është e gatshme të angazhohet në proces për të arritur një marrëveshje historike”, shtoi ai.

Ai tha se takimi i sotëm si dhe ndërlidhja e dialogut me procesin e forimit të institucioneve të reja të Republikës së Kosovës është i dëmshëm dhe ndarës.

LIVE Konferencë për shtyp në PDK

LIVEKonferencë për shtyp në PDK

Publiée par Kallxo.com sur Jeudi 30 janvier 2020

Borrell sot viziton Kosovën