Kaçanik, gjendet i vdekur në veturë një 37-vjeçar

Një 37-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një veturë në rrugën “Vëllezërit Çaka” në Kaçanik.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Policia e rendit e më pas edhe policët hetues, menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin ngjarjes së bashku me nje ekip të Emergjencës së Kaçanikut dhe nga mjeku kujdestar është  konstatuar se viktima është pa shenja jete”- ka thënë Veseli.

Veseli gjithashtu ka bërë të ditur se Policia ka siguruar perimetrin e vendit të ngjarjes dhe me autorizim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria e Ferizajt i ka nisur hetimet.