Kabineti i shkollës së Rogaçicës furnizohet me 10 kompjuterë

Me 10 kompjuterë është furnizuar kabineti i shkollës së Rogaçicës.

Organizata “Open Data Kosovo” në kuadër të ‘Programit Rajonal mbi Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor’ të financuar nga Bashkimi Europian dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), në bashkëpunim me Komunën e Kamenicës, kanë shpërndarë këta kompjuterë.

Furnizimi me këta kompjuterë u bë në kuadër të projektit ”Code4Kamenica”, për trajnimin e 40 të rinjve përmes zhvillimit të shkathtësive në teknologji informative dhe kodime.

Përgjegjësi i sektorit të Arsimit të Komunës së Kamenicës, Fatmir Agaj, falënderoi këto organizata që përzgjodhën këtë shkollë, duke shtuar se investimi në dije është investimi më i mirë për këto organizata dhe për të Kosovën.