Jep dorëheqje kryeshefi i ndërmarrjes ‘Sport Marketing’

Kryeshefi i Ndërmarrjes Lokale Publike ‘Sport Marketing’, Liridon Llapashtica sot ka dhënë dorëheqje nga pozita në këtë ndërmarrje.

Lajmin e ka konfirmuar vet Llapashtica në një prononcim për KALLXO.com.

“Sot i kam njoftuar aksionarët përmes një letër dorëheqjes, i kam njoftuar që jam liruar nga ajo pozitë duke dhënë dorëheqje të parevokueshme. Arsyeja është personale, mendoj që kjo ka qenë maksimumi që kam mundur të jap të atë përbërje, ka ardhur momenti që duhet të eci”, tha ai.

Ndërmarrja komunale ‘Sport Marketing’ të hyrat e saj i siguron kryesisht nga fitimi prej pishinës së Gërmisë gjatë sezonit veror.