Nesër hapet Pishina e Gërmisë

Nesër (e shtunë) do të hapet Pishina e Gërmisë në kryeqytet.

Kështu ka bërë të ditur për KALLXO.com, kryeshefi i ndërmarrjes “Sport Marketing”, Liridon Llapashtica. 

Ai tha se pishina hapet nga ora 10:00. 

Ndërsa çmimet do të jenë sikurse ato të viteve të kaluara: Hyrja për të rriturit është 2 euro, kurse 1 euro për fëmijë.  

Gjithashtu për të rriturit, pas orës 16:00 çdo ditë çmimi është 1 euro, ndërsa gjatë fundjavës 3 euro.