Jasharaj: BSPK-ja i ka dërguar 82 shkresa për takime, SBAShK-u dhjetëra të tilla për dialog

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), Rrahman Jasharaj, në konferencë për media ka thënë se greva do të përfundojë pasi të përmbushën kërkesat e tyre.

“Greva herët a vonë do të mbyllet, por disa do të turpërohen” – ka thënë Jasharaj.

Gjithashtu Jasharaj ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të ndryshojë qëndrimet dhe të ftohet në dialog.

“Rrugëtimi ynë për mos me ardhë deri tek 25 gushti ka pas lutje e lutje, vetëm BSPK-ja i ka 82 shkresa për takime, SBAShK-u me dhjetëra shkresa duke pritur takime për dialog”- është shprehur ai.

Fillimi i këtij vit të ri shkollor ka nisur mes grevës dhe thirrjes për mbajtje të mësimit në shkollat e Kosovës.

Greva e përgjithshme në sektorin publik ka nisur më 25 gusht dhe nga Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK).