Pika e Kalimit Kufitar në Jarinjë. Foto: Adelinë Ahmeti/KALLXO.com

Jarinjë, qarkullim i madh i veturave, janë shqiptuar mbi 70 fletë-qortime

Në pikën kufitare në Jarinjë puna po vazhdon sikurse çdo ditë tjetër. Në këtë pikë aktualisht janë 15 zyrtarë policorë që po mbikëqyrin kufirin.

KALLXO.com mëson se gjatë ditës dy zyrtarë kufitarë kanë dorëzuar armët e tyre ndërsa zëvendësimet e atyre që dhanë dorëheqje janë bërë kryesisht nga pikat e tjera kufitare, Merdarë e Dheu i Bardhë.

Në anën tjetër KALLXO.com ka qëndruar gjatë ditës edhe në afërsi të kësaj pike për të parë nga afër mbarëvajtjen e punës.

Gjatë pasdites janë parë vetura të shumta duke dalë e hyrë përmes kësaj pike kufitare.

Ata që hynin e respektonin vendimin për mbulimin e simboleve shtetërore në targa. Gjithashtu, ka pasur raste kur janë shqiptuar edhe “Qortime”.

Në afërsi të pikës për aq kohë sa qëndroi KALLXO.com pa edhe ekipin e EULEX-it që po monitoronte situatën.

Pika e Kalimit Kufitar në Jarinjë. Foto: Adelinë Ahmeti/KALLXO.com