Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Policia ndalon një person për fotografim të paautorizuar në Jarinjë, ishte në listën e kërkimit

Policia e Kosovës ka ndaluar një person në pikën kufitare në Jarinjë.

I njëjti po dyshohet fillimisht se ka vepruar kundërligjshëm sepse ka realizuar fotografi në formë të paautorizuar. Ndalimi i të dyshuarit ishte bërë për shkak se i njëjti sipas policisë ishte edhe në listën e kërkimit apo stop-listë.

Në lidhje me këtë rast, zv.drejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani, ka thënë për KALLXO.com se i dyshuari është ndaluar dhe i njëjti është dërguar për intervistim.

“Për të parë më pas veprimet e mëtejshme të cilat mund të ndërmerren varësisht nga intervistimi” – ka thënë ai.