Izraeli shpall zyrtarisht gjendje lufte

Kabineti i sigurisë i Izraelit e ka shpallur zyrtarisht gjendjen e luftës, sipas Zyrës për media të qeverisë të dielën.

Vendimi u mor në përputhje me nenin 40 të Ligjit Bazë të Izraelit, tha Zyra për media e qeverisë.

Lufta “u detyrua ndaj shtetit të Izraelit në një sulm terrorist vrastar nga Rripi i Gazës (që) filloi në orën 06:00 (me orën lokale)” të shtunën, thuhet në deklaratën e qeverisë.

Kryeministri Benjamin Netanyahu është zotuar se vendi i tij do të “marrë hakmarrje të fuqishme”.

Ndërkohë, zyrtari më i lartë i Forcave të Mbrojtjes izraelite, i ngarkuar me aktivitetet në territoret palestineze, ka thënë se Hamasi i ka”hapur dyert e ferrit”. Izraeli ka goditur Gazën me sulme ajrore, të cilat kanë vrarë më shumë se 300 njerëz.

Numri i njerëzve të vdekur në Izrael pas sulmeve të papritura të Hamasit të shtunën ka të ngjarë të jetë mbi 500, thotë e CNN.

Zaka, shërbimi i shpëtimit emergjent që është i specializuar në trajtimin e trupave të të vdekurve, i ka thënë CNN të dielën se i ka konfirmuar “rreth 500” njerëz të vdekur.

Ky numër nuk i përfshin njerëzit që vdiqën ose u deklaruan të vdekur në spitale, dhe Zaka nuk ka mundur të arrijë në çdo vend ku mendohet se janë vrarë, që do të thotë se numri i përgjithshëm është pothuajse me siguri më shumë se 500 të vrarë.CNN