Iu anulua fluturimi, sulmon fizikisht policin në Aeroportin e Prishtinës

Është arrestuar një burrë pasi që i njëjti në shenjë pakënaqësie se ju kishte anuluar udhëtimi –fluturimi, së pari kishte shkaktuar probleme me sigurimin dhe më pastaj kishte sulmuar fizikisht zyrtarin policor i cili ka pranuar trajtim mjekësor.

Rasti ka ndodhur në Aeroportin ndërkombëtar të Prishtinës (ANP) “ADEM JASHARI” dje rreth orës 18:30.

“Pas intervistimit me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje” – ka njoftuar Policia e Kosovës.