Istog, një i vdekur në aksident trafiku

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte rreth orës 20:00 në fshatin Bajicë të Istogut.

Policia po dyshon se bëhet fjalë për vetaksident.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Rreth orës 20:00 Policia është njoftuar për një aksident. Menjëherë iu ka përgjigjur vendit të ngjarjes, ka kuptuar që ka të bëjë me një vetaksident. Viktima është dërguar menjëherë në Emergjencë të Spitalit Rajonal të Pejës, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen”- ka thënë ai për KALLXO.com.

Gashi ka njoftuar se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML)