Ilustrim - Policia në aksion

Istog - Arrestohen pasi nuk iu bindën Policisë

Dy persona të dyshuar janë arrestuar nga Policia në Istog, pasi të njëjtit nuk i janë bindur urdhërit të Policisë.

Ata dyshohet se me veprimet e tyre kanë penguar zyrtarët policor në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

Siç njofton Policia pas intervistimit të tyre, me urdhër të prokurorit njëri prej të dyshuarve është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar dy të dyshuar pasi që të njëjtit duke mos i respektuar urdhërat e zyrtarëve policor i kanë penguar në kryerje të detyrës zyrtare. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar në procedurë të rregullt. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.