Ilustrim.

Ishte në kërkim për 'dhunim', arrestohet 20-vjeçari në Ferizaj

Një person i kërkuar nga organet e rendit si i dyshuar për dhunim, është arrestuar më 03.04.2024 nga Policia e Kosovës.

I dyshuari, E. H., 20-vjeçar, ishte i kërkuar me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘‘Dhunim” me dënim burgimi prej 18 muajve dhe pas kompletimit të dokomuntacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Policia rajonale e Ferizajt falenderon qytetarët për  bashkëpunim, ndërsa inkurajon edhe të tjerët që të bashkëpunojnë me policinë. Saherë që kanë informacione për personat e kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë stacionin e policisë më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”- ka apeluar Policia në komunikatë për media më 04.04.2024.