Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Intervistë me Tomas Szunyog, shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet intervista ekskluzive me shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.

Szunyog në këtë intervistë flet për përmbushjen e kushteve nga Kosova për liberalizimin e vizave, formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, pa e shkelur Kushtetutën, për Vetting-un në drejtësi të paralajmëruar nga Qeveria Kurti.

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë tregon pse Kosova rrezikon t’i humbas miliona euro donacion nga BE-ja si dhe penalizmin që mund ta marrë Kosova nëse vendos të ndërtojë kapacitete të reja energjetike me qymyr.