Ndërrimi i tabelave të komunikacionit në veri. Foto: Liburin Aliu/Facebook

Zëvendësimi i tabelave në veri, Szunyog: Të zbatohet procesi pas konsultimit me Komisionerin e Gjuhës

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka reaguar pas iniciativës së Ministrisë së Infrastrukturës më 14.03.2024, për vendosjen e tabelave që tregojnë emrat e vendbanimeve në veri të Kosovës, në gjuhën shqipe dhe atë serbe.

Ambasadori Szunyog u ka bërë thirrje autoriteteve që procesi të zbatohet pas konsultimit me Komisionerin për gjuhët.

“Me iniciativën e fundit për të zëvendësuar tabelat zyrtare që tregojnë emrat e vendeve në veri të Kosovës, u bëjë thirrje autoriteteve ta zbatojnë procesin vetëm pas konsultimit me Komisionerin për gjuhë dhe duke e interpretuar pozitivisht Ligjin e Përdorimit të Gjuhëve” – ka shkruar Szunyog, në platformën X.

Së fundi, KALLXO.com ka raportuar se tabelat që tregojnë emrat e vendbanimeve në shqip dhe serbisht, të cilat u vendosën më 14.03.2024 në Leposaviq janë përshkëllyer me ngjyrë gjatë natës, emrat në shqip.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se deri më tani nuk është hapur rast në Policinë e Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, tha më 14.03.2024 se do të zëvendësojnë të gjitha tabelat të cilat tregojnë emrat e vendbanimeve vetëm në gjuhën serbe.