Viola von Cramon

Von Cramon për miratimin e datës për shkarkimin e kryetarëve në veri: Do të hapë rrugë për depërshkallëzimin e mëtejshëm

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, ka reaguar në lidhje me miratimin e datës 21.04.2024 si datë për votimin e largimit të katër kryetarëve të komunave në veri të Kosovës.

Von Cramon teksa ka ndarë reagimin e ambasadorit të Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, në platformën “X”, ajo po ashtu është shprehur se e ka mirëpritur këtë vendim.

reagimin e tij Szunyog përveç se e ka mirëpritur këtë vendim të KQZ-së, ka thënë se BE-ja është e gatshme të ofrojë mbështetje gjatë këtij procesi.

Ndërsa, Von Cramon konsideron se ky vendim i KQZ-së do të hapë rrugë për depërshkallëzim të mëtejshëm.

“E mirëpres vendimin e KQZ-së për të caktuar votimin për shkarkimin e kryetarëve të komunave, gjë që do të hapë rrugë për depërshkallëzimin e mëtejshëm. Të gjithë pjesëmarrësit në proces duhet të kenë trajtim të barabartë dhe të respektojnë procedurat demokratike në mënyrë që të kenë zgjedhje të lira dhe të drejta në veri” – ka shkruar ajo.

Në anën tjetër, qytetarët e Mitrovicës së Veriut, Zubin Potokut, Zveçanit e Leposaviqit në fillim të vitit 2024 nënshkruajtën peticione për shkarkimin e kryetarëve të këtyre komunave.