Inspektorati i Prishtinës ndërprenë punimet e bizneseve në hapësira publike

Inspektorati i Prishtinës sot më 06.04.2024 në tri raste ka ndërprerë punimet dhe ka detyruar palët që të lirojnë dhe kthejnë në gjendjen e mëparshme hapësirat publike të uzurpuara, në tentativë për t’i shndërruar në terrasa të bizneseve të tyre.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspektoratit, Florian Dushi.

Dushi shkroi se disa prej palëve u janë shqiptuar edhe gjoba për dëmtim të hapësirës publike dhe punime pa leje të organeve kompetente të kryeqytetit.