Inspektohet një market në Istog, inspektorët gjejnë se mungon dokumentacioni për pushimet e punëtorëve
Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohet reportazhi për shkelje të të drejtave të punëtorëve.
Punëtorët e një marketi në Istog kanë raportuar në KALLXO.com për shkeljen e të drejtave të punës, sidomos sa i përket orarit të punës dhe mospagesa për punën jashtë orarit dhe mungesë të kontratës.
Fillimisht, hulumtues të KALLXO.com kanë bërë një raport, duke vërtetuar disa shkelje.
Më pas Inspektorati i Punës ka dalë në terren dhe inspektorët kanë hasur në pengesa nga pronari i këtij marketi, i cili nuk ka pranuar të intervistohen punëtorët pa prezencën e tij.
Menaxhmenti i marketit nuk ka pranuar t’ua tregojë inspektorëve evidencën e punës jashtë orarit të punës.
“Përfunduam inspektimin ku kërkuam dokumentacionin e nevojshëm, nuk hasëm punëtorë pa kontratë si dhe të palajmëruar. Ka mangësi të vogla rreth pushimeve vjetore në prezantim të vendimeve, por i dhash mundësi nesër me m’i sjellë dokumentet në zyrë” – tha Musa Lufaj, inspektor i Inspektoratit të Punës.