Inskenoi grabitjen, përfundon në Polici

Njësiti i Hetimeve të Përgjithshme në Prishtinë ka intervistuar sot një 23 vjeçar për veprën penale lajmërim apo kallëzim i rrejshëm.

Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka njoftuar se ankuesi ka inskenuar një rast të grabitjes dhe ka lajmëruar rrejshëm.

“Pas zhvillimit të hetimeve, ekzaminimit të vendit të ngjarjes, si dhe sigurimit të provave të tjera, në lidhje me rastin e grabitjes raportuar me datën 16.01.2023, nga hetuesit është vërtetuar se ankuesi ka inskenuar rastin dhe aksidentin dhe i njëjti i ka lajmëruar rrejshëm Policinë” – ka njoftuar Ahmeti.

Tutje, është bërë e ditur se ndaj 23 vjeçarit me incialet A. M., është inicuar rast për lajmërim apo kallëzim të rrejshëm.