IKShPK: Omicron po përhapet me intensitet të lartë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka thënë se Omicon është duke u përhapur me intensitet të lartë.

Sipas Institutit, ky variant po ashtu është dominues në qarkullim.

Tutje, Instituti lut të gjithë qytetarët e Kosovës të bartin maska në çdo vend dhe  të vaksinohen.

IKShPK thekson se nuk duhet të neglizhohen rekomandimet themelore, të cilat janë: maska, distanca, higjiena.

“Shmangni udhëtimet, qëndroni në shtëpi dhe ajrosni ambientet e mbyllura”, thuhet tutje në njoftim.

Vetëm gjatë ditës së djeshme në Kosovë 3 mijë e 206 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 nga gjithsej 11 mijë e 883 testimeve të bëra.

Përderisa numri total i rasteve aktive në vend sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë është 15 mijë e 247.