Ilustrim

Cilësia e ajrit sonte në Prishtinë e pashëndetshme për një grup të njerëzve

Cilësia e ajrit sonte në Prishtinë është e pashëndetshme për një grup të njerëzve.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, niveli i cilësisë së ajrit është 107 AQI.

Instituti u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin daljet në vende me ajër të ndotur sidomos personat me sëmundje kronike, fëmijet dhe gratë shtatzëna.

Gjithashtu, IKSHPK ka udhëzuar qytetarët të mos hapin dritaret për ajrosje kur ndotja është e lartë.

Ky institut ka bërë thirrje që të përdoret më shumë transporti publik.