Grafika: Kallxo.com

IKShPK apelon te qytetarët për ruajtjen e distancës sociale

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës përsëri ka apeluar të qytetarët pë respektim të masave për mbrojtje nga COVID-19.

Instituti përmes një njoftimi ka ftuar qytetarët për respektimin e distancës sociale për shkak se virusi ende nuk është zhdukur.

Ndërsa, IKSHPK ka kërkuar nga Inspektoratet të angazhohen në masë më të shtuar në ditët në vijim.

“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave! Virusi akoma gjendet në mesin tonë. Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19! Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj! Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim”, thuhet në apelin e IKShPK.