Ilustrim: Kartela bankare - Foto: REL/TASS

Fushë Kosovë: Raportohet formë e re e vjedhjes nga kartelat e bankave

Një qytetar në Fushë Kosovë ka raportuar në Policinë e Kosovës se persona të panjohur i kanë hakuar kartelat e tij bankare dhe i kanë shfrytëzuar ato për pagesa të ndryshme.

Viktima e ka raportuar rastin gjatë ditës së djeshme, derisa dyshimet janë se kartela është hakuar më 23 gusht.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur  përmes rrjeteve sociale kanë depërtuar deri tek kartelat bankare pronë e viktimës dhe kanë kryer pagesa në vlerë prej rreth të konsiderueshme nëpërmes bankës”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.

Njësiti përkatës policor është duke hetuar rastin.