Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

I vë zjarrin shkurreve në pronën e tij, zjarri shpërndahet edhe në prona tjera

Një person i ka vënë zjarrin disa shkurreve në pronën e tij porse zjarri ka dalë jashtë kontrollit duke u shpërndarë edhe në prona tjera.

“Në vend ngjarje kanë dal njësitet përkatëse, ndërsa njësia e zjarrfikësve ka lokalizuar dhe fikur zjarrin”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas Policisë, për rastin e ndodhur në fshatin Sopot të Komunës së Gjakovës, i dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.