I mituri dyshohet se hyri brenda stacionit policor dhe vodhi një motoçikletë

Një motoçikletë e cila ishte konfiskuar dhe po qëndronte brenda stacionit policor në Ferizaj, dyshohet se është vjedhur nga një i mitur.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka treguar se një ditë më parë ishte konfiskuar motoçikleta.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se nga ana e policisë janë nisur hetimet.

“Në lidhje me videon që po qarkullon në portale, se një i mitur është futur në stacionin e policisë në Ferizaj dhe nga aty ka marrë motoçikletën e konfiskuar një ditë më parë. Policia e stacionit në Ferizaj ka nisur hetimin dhe për informata shtesë do të njoftoheni me kohë” – ka thënë Veseli për KALLXO.com.