Ilustrim

Hidhet shorti i Botërorit ‘Katari 2022’, Zvicra dhe Serbia në një grup

Zvicra dhe Serbia do të përballen në Kampionatin Botëror të Futbollit që do të mbahet këtë vit në Katar.

Sot është hedhur shorti për fazën e grupeve për Botërorin “Katar 2022”.  Një nga ndeshjet më interesante do të jetë ajo mes Zvicrës dhe Serbisë, të cilat do të jenë pjesë e grupit G.

Këto dy skuadra u ndeshën edhe në Botërorin e vitit 2018 në Rusi, ku Zvicra fitoi 2:1 dhe lojtarët festuan me shqiponjë. Në këtë grup, përveç Zvicrës dhe Serbisë janë edhe Brazili e Kameruni.

Kampionati Botëror i Futbollit “Katar 2022” do të mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor 2022.

Në këtë kampionat do të marrin pjesë 32 kombëtare, të ndara në 8 grupe.

Më poshtë gjeni grupet e “Katar 2022”:

Grupi A: Katari, Ekuadori, Senegali, Holanda.

Grupi B: Angli, Irani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ukraina/Skocia/Uellsi.

Grupi C: Argjentina, Arabia Saudite, Meksika, Polonia.

Grupi D: Franca, Danimarka, Tunizia,  Peru/Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe.

Grupi E: Spanja, Gjermania, Japonia, Kosta Rika/Zelanda e Re.

Grupi F: Belgjika, Kanada, Maroku, Kroacia.

Grupi G: Brazili, Serbia, Zvicra, Kameruni.

Grupi H: Portugalia, Gana, Uruguai, Korea e Jugut.