Haradinaj flet për takimin me KFOR-in në zyrat e OVL-së

Në vazhdim të seancës, Nasim Haradinaj ka folur edhe për takimin me KFOR-in gjerman në zyrat e Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL).

“Në takimin me KFOR-in gjerman ne kemi folur për temat aktuale, kemi folur për dokumentet e dërguara në zyrat tona”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se në takim me KFOR-in gjerman ka folur edhe për personat të cilët kanë qëndruar para zyrave të OVL-së.

“Kemi dalë në ballkon të organizatës bashkë me ushtarët e KFOR-it gjerman, dhe në momentin kur kemi parë personat para organizatës kemi tentuar t’i fotografojmë por që personat janë larguar”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka thënë se pas 10 minutave pasi kanë hyrë në zyre bashkë me përfaquesit e KFOR-it gjerman në zyrat e OVL-së ka ardhur edhe dërgesat e radhës të cilat nuk kanë qenë në paketë, ndryshe nga paketat e para.

Haradinaj ka thënë se dokumentet janë fotografuar nga ana e KFOR-it gjerman.