Ilustrim

Hap llogari në Facebook në emrin e tjetrit dhe kërkon donacione në kohë pandemie

 

 

Një person ka raportuar në Polici, për një person tjetër se i kishte hapur llogari në rrjetin social Facebook.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në qytetin e Prizrenit.

Në llogarinë e hapur në emër të raportuesit, është kërkuar donacion nga ana e të dyshuarit.

Rasti është duke u hetuar nga ana e Policisë dhe është cilësuar si “hyrje në sistemin kompjuterikë”.