Foto: Ilustrim

Gruaja sulmon me thikë familjaren në Mitrovicë

Një rast i dhunës në familje është raportuar gjatë ditës së djeshme në një familje në Mitrovicë.

Mbrëmë rreth orës 20:00, policia ka bërë të ditur se ka arrestuar një grua të dyshuar pasi që e njëjta me thikë ka sulmuar një grua tjetër, familjare e saj.

Viktima e këtij rasti sipas policisë nuk ka pësuar lëndime, ndërsa me vendim të prokurorit, e dyshuara është dërguar në mbajtje.