Ilustrim

Grabitje brenda lokalit të masazhit në Prishtinë

Një grabitje është raportuar se ka ndodhur në orët e para të mëngjesit së ditës së djeshme.

Sipas policisë, grabitja ka ndodhur brenda një lokali të masazhit në Prishtinë.

Në lidhje me këtë rast, policia ka bërë të ditur se dy persona të dyshuar, të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve, kanë grabitur dy telefona dhe 110 euro para të gatshme.

Nuk raportohet për ndonjë person të lënduar, ndërsa rasti është duke u hetuar.