Gjykata Themelore e Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Gjykata e Prishtinës e dënon me 5 vite dënim me burgim të akuzuarin për dhunim

Sh.Sh., është gjetur fajtor nga Gjykata e Prishtinës për veprën penale të dhunimit.

I akuzuari është dënuar me 5 vite dënim me burgim.

Sh.Sh është obliguar që në emër të Fondit për Kompensimin e Viktimave të krimit të paguajë shumën prej 50 euro.

“I akuzuari Sh.Sh është shpallur fajtor dhe është dënuar me burgim në kohëzgjatje prej 5 (pesë) vite për veprën penale Dhunimi, i akuzuari detyrohet që në emër të Fondit për kompensimin e viktimave të krimit, të paguajë shumën prej 50 euro”- thuhet në njoftimin e Gjykatës.

Pala e dëmtuar nga gjykata është udhëzuar në kontest civil për realizimin e kërkesës pasurore juridike.

“E dëmtuara në këtë çështje penale, për realizimin e kërkesës pasurore juridike, udhëzohet në kontest juridiko- civil”- thuhet tutje në njoftimin e Gjykatës së Prishtinës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët janë udhëzuar se kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.