Policia e kosoves

Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Gjuajtje me armë te "Kafet e vogla" në Prishtinë, një person i plagosur

Një person ka mbetur i plagosur pas gjuajteve me armë zjarri në orët e mbrëmjes te “Kafet e vogla” në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, për KALLXO.com bëri të ditur se i njëjti është dërguar në QKUK.

“Sot rreth orës 21:30, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është konfirmuar se një person është plagosur. I njejti është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”- ka thënë ai.

Sipas tij, është gjetur një armë zjarri dhe se po punohet në identifikim dhe lokalizim të të dyshuarëve.

“Ndërlidhur me rastin është gjetur edhe një armë zjarri, ndërkohë që policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast” – shtoi tutje Borovci.