Policia Maqedoni, ilustrim

Gjuajtja me armë në Haraçinë, dyshohet se në shënjestër ishte kryetari i komunës

Një incident ka ndodhur pasditen e së hënës (01.04.2024), në komunën e Haraçinës në Maqedoni të Veriut, ku dyshohet se shënjestër e të shtënave me armë ka qenë kryetari i kësaj komune, raportojne mediat lokale.

Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, sulmi ka ndodhur teksa kryetari i Komunës së Haraçinës, ka qenë duke ecur jashtë.

Raportohet se dy persona janë plagosur. Policia për Portalb.mk, konfirmoi rastin, por, siç tha zëdhënësi, detaje do të dërgojnë më vonë.

Ndërsa, shoferi i kryetarit të Komunës së Haraçinës është lënduar rëndë.

Për shkak të urgjencës ai është shtruar në sallën e operacionit në Qendrën Klinike Nënë Tereza, por për momentin nuk ka të dhëna për gjendjen e tij shëndetësore.

“Ai ka plagë me armë zjarri në gjoks”. Bëhet fjalë për një djalë të moshës rreth 30-vjeçare”, thotë në një bisedë për Telma Nexhati Jakupi, drejtor i Klinikës për Kirurgji Torakale në Qendrën Klinike në Shkup.

Të shtëna me armë në Haraçinë të Maqedonisë së Veriut, plagosen dy persona