Policia Maqedoni, ilustrim

Të shtëna me armë në Haraçinë të Maqedonisë së Veriut, plagosen dy persona

Sot ka pasur të shtëna me armë në fshatin Haraçinë të Shkupit, shkruan TV21 në Maqedoninë e Veriut.

Policia është në vendin e ngjarjes, ndërkaq, mësohet se është plagosur një 39-vjeçar me iniciale E.S., i cili është shtrirë në spitalin “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.

“E.S. 39 është sjell në Shën Naumi i Ohrit, me plagë në kraharorin e djathtë” –  kanë thënë nga spitali për TV21.

Një person tjetër dyshohet se është gjithashtu i plagosur, por që është transportuar në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”, ku është futur në sallë të operimit për ndërhyrje kirurgjike.

Nga MPB ende nuk ka njoftim zyrtar në lidhje me rastin.