Gjilanasi 70 vjeçar vdes nga COVID-19

Komuna e Gjilanit sot ka humbur edhe një qytetar nga pandemia e COVID-19.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune, Lutfi Haziri.

Ai përmes një postimi në Facebook ka treguar se ka vdekur Q.S. nga fshati Livoq i Epërm, i lindur në vitin 1950, i testuar pozitiv me coronavirus.

I ndjeri dy ditë më parë kishte rezultuar poztiv nga pandemia e coronavirusit.

Kryetari ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit.

Tutje, ai ka bërë apel qytetarëve që të respektojnë masat në luftën kundër COVID-19.

Në komunë e Gjilanit edhe 125 qytetarë janë duke vazhduar betejen me coronavirus

Në nivel vendi janë 6917 persona të infektuar më coronavirus, 3753 janë shëruar dhe 169 kanë vdekur.