Gjilan, nënë e bir vdesin nga COVID-19

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lufti Haziri, ka njoftuar se të hënën nga COVID-19 kanë vdekur nënë e bir nga Zhegra.

Haziri i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Arifi.

Sipas njoftimit të Komunës, nga COVID-19 ka vdekur Sadije Arifi dhe djali i saj, Agroni.

“Sonte kemi dhimbje të dyfishtë pasi nënë e birë, Sadije Arifi dhe djali i saj, Agroni, e humbën betejën me COVID-19. Kjo është dhimbje e madhe dhe duhet t’i ndërgjegjësojë qytetarët që të kenë kujdes maksimal, t’i respektojnë masat në fuqi dhe të vaksinohen domosdo, pasi është e vetmja mënyrë e ruajtjes së shëndetit. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Arifi. Lutemi që të bëhen të fortë dhe ta përballoni këtë dhimbje të madhe”, ka thënë Haziri.