Ilustrim

Gjilan, dyshohet se hodhi sprej në një lokal u shkaktoi problem me frymëmarrjeve nëntë personave

Nëntë persona në Gjilan kanë kërkuar trajtim mjekësor pasi në lokalin në të cilin ishin duke qëndruar, ka filluar të ndjehet një aromë e cila u kishte shkaktuar vështirësi në frymëmarrje.

Sipas policisë, pas marrjes së trajtimit mjekësor, nëntë personat janë liruar.

Policia potencon se lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar i cili dyshohet se kishte hedhur sprej në lokal.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur më 5 janar rreth orës 00:52 të mëngjesit.