Ilustrim - Policia në aksion

Gjilan - Burri sulmon fizikisht gruan dhe kanos mikun

Më 10 janar është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje në familje ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes. Rasti ka ndodhur në fshatin Veleknicë të Gjilanit.

I dyshuari sipas Policisë së Kosovës ka e ka kanosur verbalisht edhe babanë e viktimës.

“I njëjti është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë.