Ilustrim

Gjendja e pacientëve të prekur me COVID-19

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, ka njoftuar se janë duke u trajtuar 172 pacientë me COVID-19.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor, me oksigjeno-terapi janë 127 pacientë, kurse në Mjekim Intensiv janë të shtrirë 9 pacientë.

Sipas raportit 24 orësh, në Klinikën Infektive janë 63 pacientë, në mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, 9 pacientë, në Klinikën e Pediatrisë 6 pacientë, në Klinikën e Gjinekologjisë 11 pacientë.

Gjithashtu sipas raportit të Shërbimit Spitalor, Spitali i Gjakovës ka 18 pacientë me COVID-19, Spitali i Gjilanit 12 pacientë, Spitali i Prizrenit 17 pacientë, Spitali i Pejës 14 pacientë, Spitali i Ferizajt 16 pacientë, Spitali i Mitrovicës 6 pacientë dhe ai i Vushtrrisë ka vetëm 1 pacient.

Ditëve të fundit ka pasur rënie të lehtë të numrit të rasteve të reja me coronavirus në Kosovë.

Kurse, sipas të dhënave të fundit të Ministrisë së Shëndetësisë, 92,902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës janë dhënë dje në vend. Ndërsa, 810,436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Sa i përket rasteve aktive me COVID-19 janë 14,639 qytetarë.